Sport

Humbja me Teutën, Di Biagio jep dorëheqjen në transmetim direkt: Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë

Shkruar nga Liberale
Humbja me Teutën, Di Biagio jep dorëheqjen në transmetim direkt:

Trajneri i Dinamos, Di Biagio foli pas sfidës së humbur 2-3 me Teutën, ku edhe dha dorëheqjen, duke u shprehur se nuk dëshiron të bëhet barrë për skuadrën.

“U tërhoqëm duke menaxhuar topin dhe të shënonim golin e tretë. Menduam se ndeshja kishte mbaruar parakohe dhe pësuam ato gola që pësuam”, tha ai.

“Dorëheqja? Gjithë jetën kam qenë njeri i ndershëm, korrekt dhe i sinqertë dhe sot jap dorëheqjen në respekt të një klubi me histori si Dinamo. Ndoshta nuk kam arritur t’u transmetoj këtyre djemve atë që kisha, porn ë ndeshje duhet të bësh më shumë. Jam këtu për të falenderuar drejtuesit dhe klubin pasi është me histori të rëndësishme. Drejtuesit po bëjnë një punë të madhe për ta ringritur lart.”

Gjatë gjithë karrierës sime kam patur ndershmërinë dhe sinqeritetin e për këto arsye heq dorë nga kontrata ime 2-vjeçare pasi nuk dua të jem peshë për klubin. Mendoj që në jetën e një njeriu, respekti dhe ndershmëria vlen më shumë sesa fitorja. Jam ndjerë mirë në Shqipëri dhe jam i emocionuar para jush sot. I vlerësoj shumë shqiptarët dhe më vjen keq që nuk arrita ta çoj në fund misionin tim.” – tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH