Editorial

Humbja e Korbin në Britani, katastrofa e populizmit majtist

Shkruar nga Liberale
Humbja e Korbin në Britani, katastrofa e populizmit majtist

Ervis Iljazaj

Ti propozosh një shoqërie pragmatiste sic ëstë ajo e Britansë së Madhe një dogmë politike sic bëri Korbin në zgejdhjet fundit parlamentare, ose është një naivitet politik, ose është një ideologji ku besim në të është pothuajse i verber. Po të shtosh këtu, që të gjitha politikat e propozuara nga Xherimi Korbin, lideri i Partisë Laburiste , ishin politika majtiste dhe shtetëzuese, në një shoqëri ku ka lindur për herë të parë kapitalizmi si doktrinë politike dhe shoqërore, atëherë kuptohet fare mirë se humbja është e sigurtë. Partia Laburiste në Britani në këto zgjedhje arriti rezulatin më të keq ndoshta në historinë e saj, dhe kjo ka vetëm një arsye, rrëshkitja e saj drejt një populizmi të majtë, i cili ka dështuar në të gjitha vëndet europiane ku u eksperimentua, sidomos në dekatën e fundit. Sigurisht, një rol të rëndëisishmë luajti dhe cështja e brexit, por gjithsesi një 70 vjecar socialist puro u refuzua në mënyrë të qartë shoqëria britanike.

Fill pas krizës financiare të vitit 2008, që mbërtheu pothuajse të gjithë botën dhe kryesisht vendet europiane, sistemi kapitalist u vu në dyshim të thellë nga një pjesë e madhe e këtyre shoqërive. Kjo krizë u pa nga shumë si fundi i liberalizmit ekonomik, i cili i kishte sjellë Europës paqe dhe zhvillim ekonomik për 70 vite me radhë, si asnjëherë tjetër në historinë e saj. Pikërisht për këtë arsye, lindën shumë lëvizje intelektuale dhe politike që kërkuan të rikonceptonin ekonominë, shoqërinë dhe përfaqësimin politik si kundërvënie e liberalizmit.

Në disa vende europiane lindën lëvizjet e para populiste të majta, që për disa vite me radhë arritën kulmin e tyre. Këto lëvizje u formuan më së tepërmi në Europën e Jugut, ku varfëria ishte më e madhe dhe kriza financiare u ndie edhe më shumë.

I gjithë suksesi i tyre, duke filluar që nga Lëvizja Pesë Yje në Itali, Podemos në Spanjë dhe Ciriza në Greqi, u bazua te kritika e ashpër ndaj kapitalizmit, ndaj pabarazisë ekonomike dhe instalimit të drejtësisë sociale, duke propozuar një ekonomi shtetërore dhe shpërndarje të pasurisë. Po ashtu, një armë tjetër e fortë ishte kritika ndaj demokracisë përfaqësuese dhe propozimi i demokracisë direkte, ku populli do të merrte në duar fatin e tij.

Deri disa vite më parë, të gjitha këto alternativa u demonstruan të suksesshme, pasi në Greqi, Itali dhe disa vende të tjera lëvizjet populiste të majta arritën të merrnin pushtetin, pasi emocionet popullore që ngjallën ishin elektorale dhe sollën konsensus.

Mirëpo, në të gjitha këto vende parti të tilla në qeverisje dështuan me sukses. Sepse të gjitha idetë e tyre për shtetëzim të ekonomisë, të demokracisë direkte apo të fuqisë së popullit ishin thjesht një utopi.

Sigurisht që kapitalizmi dhe tregu i lirë mund të ketë krijuar pabarazi, por jo varfëri. Defekteve të kapitalizmit, populistët e majtë i ofruan si alternativë pothuajse komunizmin, ose për të qenë të saktë me termat, shtetëzimin e ekonomisë. Si politika ofruan më shumë ndihma sociale, ndërhyrje më të madhe në shtetin në ekonomi. Politikë e cila ka treguar historikisht që nuk prodhon zhvillim, por thjesht një pushtet më të madh për vetë politikanët sesa për njerëzit. Një alternativë e tillë, që ofron shtetëzimin e ekonomisë, është më e dëmshme sesa defektet e kapitalizmit dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Ashtu sikurse shkruane në editorialin e tij disa ditë më parë në gazetën New York Times David Brooks –‘’ Problemet e kapitalizmit zgjidhen me më shumë kapitalizëm. Që do të thotë, nëse kapitalizmi shfaq probleme, vjen sepse nuk është shtrirë mjaftueshëm dhe sic duhet në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror. Në këtë kuptim, shumë shoqëri gabojnë duke menduar se problemeve të tij duhet ti afrojnë si alterantivë socializmin ekonomik.

Qytetarët europianë, sidomos ata të Europës së Jugut, e kuptuan shumë shpejt se lëvizje të tilla, jo vetëm që nuk kanë asnjë perspektivë për të rritur mirëqenien, por janë të dëmshme për ekonominë e atyre vendeve, prandaj edhe i dënuan me votë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH