Presidenti i FSHF-së, Armand Duka reagoi sot pas vdekjes së nënës së tij, i cili nëpërmjet një mesazh në rrjetet sociale falenderon të gjithë miqtë dhe personat që e ngushëlluan për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të dashur.
Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka pas vdekjes së nënës së tij:
Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t’i respektonim. Dua t’ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.
Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen.
Ju përqafoj të gjithëve! /Gazeta Liberale