Aktualitet

Humbi motrën dhe mbesën nga tërmeti, flet i vëllai i Diena Karanxhës

Shkruar nga Liberale
Humbi motrën dhe mbesën nga tërmeti, flet i vëllai i Diena

Mes viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, ishte edhe Diena Karanxha me vajzën dhe nënën e vet. Historia e saj preku shumëkënd, pasi edhe pse ishte e gjallë mes rrënojave, refuzonte të dilte e gjallë dhe kërkonte të iktë bashkë me vajzën e saj 8 vjeçare.

Top Story ka intervistuar vëllain e Dienës, Marildon i cili mbërriti në atdhe me avionin e parë, pasi mori vesh lajmin bashkëshortja e tij nga mediat.

“Xhaxhai kishte ardhur në Durrës nga Kavaja edhe më tha Marildo ka rënë pallati. Si mo ka rënë pallat? Babai është këtu me mua, mendova se mos ishte mënyrë të thëni do kenë rënë muret. Tha: Diena, mami dhe Esiela janë brenda, Dienës i dëgjojmë zërin. Një shok nga Tirana më shoqëron për këtu, dhe kur kthehemi tek lagjja nuk shikoj pallatin, pallati kishte rënë. Ishte babai aty, i dërrmuar”, rrëfen Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Diena, kishte ndjerë tërmetin e parë të rënë rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Ajo ndodhej me vajzën në një banesë në lagje tjetër ku jetonin me qira. Duke menduar se ndërtesa ku jetonin prindërit ishte më e sigurt, nënë e bijë zhvendosen për atje. Gjatë momenteve të shembjes së pallatit, arrin të dalë me dëmtime të lehta Ajeti, babai i Dienës dhe Marildos. Ai sot është në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai ndihej i abandonuar, ndihej fajtor edhe pse si ndodhën rrethanat s’kishte mundësi ti shpëtonte se mbeti i bllokuar në dhomë, dhoma ra mbi garazh. Në atë moment dëgjon Esielën që bërtet, bërtet… thotë gjyshi… apo bërtet, edhe siç bie nën garazh, pas 7-8 minutash del nuk e di drita hënës apo projektori dritë nga rruga, del duke lëvizur gurët, me mbathje, kanatjere e fillon kërkon”, rrëfen Marildo Meçja./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH