Aktualitet

Humbi drejtimin e mjetit, 23-vjeçari përfundon në dyqan

Shkruar nga Liberale
Humbi drejtimin e mjetit, 23-vjeçari përfundon në dyqan

Një makinë në Berat ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar brenda një dyqani ushqimor në anë të rrugës.

Nga verifikimet e para të policisë ka rezultuar se mjeti tip “Benz”,me targa AA 107 F.B, që drejtohej nga 23-vjeçari E.M,ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin në anë të rrugës.

Nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale në biznesin ushqimor.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH