Aktualitet

Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta mjekja Sonela Xinxo

Shkruar nga Liberale
Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta mjekja Sonela Xinxo

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme mjekja dhe pedagogia Sonela Xinxo, pas luftës me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në një reagim në faqen zyrtare në Fcebook.

ISHP përcjell ngushëllimet për familjarët e Xinxos.

Postimi i ISHP:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të një nga kolegeve të Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Sonela Kavaja Xinxo.

Sonela punoi ne ISHP për periudhën 2003-2017, ne fushën e parandalimit dhe kontrollit te Sëmundjeve Jo të Transmetueshme, duke kontribuar në hartimin e regjistrit të Sëmundjeve të Zemrës si dhe të shumë dokumenteve të politikave shëndetësore.

Sonela do ti mungojë jo vetëm familjes por edhe të gjithë miqve dhe kolegëve me të cilët ajo bashkëpunoi, si dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilëve ju përkushtua për disa vite. I paharruar qoftë kujtimi i saj!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH