Familja Lala ishte ndër të prekurta nga tërmeti i 26 nëntorit. Përveç 8 personave që humbën jetën nën rrënoja, ditën e djeshme tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe. Ajo u nda nga jeta pas ceremonisë mortore, pasi nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka vënë në dispozicion apartamente te banesat sociale në Shkozë, Tiranë, për këtë familje dhe persona të tjerë që humbën familjarët nga tërmeti në Thumanë e Durrës. Kështu, vëllezërit dhe motrat e familjes janë zhvendosur në Tiranë tashmë te banesat sociale.
Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
9. Fiqirete Lala, 64 vjeçe, ndërroi jetë gjatë drekës së varrimit të 8 familjarëve/Gazeta Liberale