Aktualitet

Humb jetën një minator 60-vjeçar në fabrikën e kromit në Bulqizë

Shkruar nga Liberale
Humb jetën një minator 60-vjeçar në fabrikën e kromit

Humb jetën një minator në fabrikën e kromit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota.

Nga informacionet paraprake mësohet se minatori që ka humbur jetën është rreth 60 vjeç dhe është aksidentuar gjatë punës në fabrikë, duke pësuar dëmtime që kanë sjellë dhe vdekjen e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH