Aktualitet

Humb jetën nga koronavirusi 55-vjeçarja nga Vlora

               Publikuar në : 16:11 - 10/08/20 liberale

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot një humbje jete nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55 vjeçare nga Vlora.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste të reja.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarëve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back