Aktualitet

Humb jetën nga Covid efektivi i policisë

Shkruar nga Liberale
Humb jetën nga Covid efektivi i policisë

Hydajet Nehani, një efektiv i Policisë së Shkodrës, humbi jetën si pasojë e Covid-19.  Ai ishte transportuar drejt Turqisë për ndihmë më të specializuar mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti ta fitonte betejën me virusin.

Efektivi kishte dalë pozitiv rreth dy javë më parë. Ai mësohet se humbi jetën për shkak të komplikacioneve në organet jetësore.

Hydajet Nehani është efektivi i parë në radhët e Policisë së Shkodrës që humb jetën si pasojë e Covid-19.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH