Globi

Humb jetën në mënyrë tragjike gazetarja e njohur amerikane

Shkruar nga Liberale
Humb jetën në mënyrë tragjike gazetarja e njohur amerikane

Një lajm i trishtë vjen për gazetaren amerikane Jenny Lenzini, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në moshën 26 vjeçe.

Motori me të cilën udhëtonte gazetarja humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë, kjo ishte fatale për gazetaren e re.

Ngjarja e rëndë ndodhi në North Port të Florida. Drejtuesi i motorit humbi jetën menjëherë, ndërsa gazetarja u dërgua me helikopter në një spital.

Plagët ishin të rënda për 26-vjeçaren, e cili nuk mundi t'i mbijetonte, duke ndërruar jetë disa momente pasi u dërgua për mjekim.

E reja kishte pak kohë që punonte për NBC2 dhe ABC7 në Florida. Muajt e kaluar ajo kishte mbuluar ngjarje si ato të koronavirusit, apo stuhisë tropikale Laura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH