Aktualitet

Humb jetën në dush 22-vjeçari nga Kavaja

Shkruar nga Liberale
Humb jetën në dush 22-vjeçari nga Kavaja

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kavaja. Një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

News 24 raporton se i riu me inicialet M.F., është gjetur i pajetë në tualetin e banesës së tij nga familjarët, të cilët të tronditur kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Dyshimet e para lidhen me një atak në zemër, teksa ishte duke bërë dush.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për të mësuar shkaqet e vdekjes së 22- vjeçarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH