Aktualitet

Humb jetën 51-vjeçarja në Korçë

Shkruar nga Liberale
Humb jetën 51-vjeçarja në Korçë

Një 51-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele, teksa merrte mjekim në urgjencën e spitalit të Korçës.

Ndërkohë bashkëshorti i gruas, Edison Saliçe ka akuzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

Ai tha që mjekët nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur.

Edison Saliçe: Bashkëshortja erdhi në orën 3 e 15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë EKG-ja i doli mirë.

Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je nuk po më përgjigjej, lajmërova fqinjin, lajmërova këta erdhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë. Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej.

Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrua në kartelë në shërbimin e urgjencës. Skam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do ti vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH