Aktualitet

Humb jetën 50-vjeçari në Gramsh, u rrëzua duke punuar në HEC-in e fshatit

Shkruar nga Liberale
Humb jetën 50-vjeçari në Gramsh, u rrëzua duke punuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Lenie, Gramsh.

Raportohet se një punëtor, rreth 50 vjeç, i cili ishte duke punuar në ndërtimin e HEC-it, është rrëzuar aksidentalisht dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për hetimin e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH