Aktualitet

Humb jetën 35-vjeçari në plazhin e Tales, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Humb jetën 35-vjeçari në plazhin e Tales, dyshimet e para

Ka humbur jetën një 35-vjeçar nga Kosova në plazhin e Tales në Lezhë.

Sipas njoftimeve ai sapo ka hyrë në det, nuk është ndjerë mirë dhe është marrë dhe nga autoambulanca për ta dërguar në urgjencën e Spitalit të Lezhës.

Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të mbërrijë në spital, pasi ka humbur jetën gjatë rrugës.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do percaktojë shkakun e vdekjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH