Aktualitet

Humb jetën në aksident 18-vjeçarja shqiptare, në gjendje kritike bashkëmoshatarja e saj

Shkruar nga Liberale

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 18-vjeçareje me origjinë shqiptare.

Aksidenti ndodhi në Torretta di Legnago, një provincë e Veronës, ndërsa është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shoqja e saj, një tjetër vajzë me origjinë shqiptare.

Bianca Papushallaj, 18 vjeçe humbi jetën në aksident.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme. 18- vjeçarja me origjinë shqiptare jetonte në Castelmassa, dhe quhej Bianca Papushallaj. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme ajo ishte në sedilje pranë një shoqes të së njëjtës moshë dhe bashkatdhetare, me iniciale, M.C, por makina e tyre, një Peugeot 208, doli nga rruga dhe u përplas me një rrap në afërsi të Veronës. Bianca ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është shtruar në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Veronës.

Vajza shqiptare që humbi jetën në aksident punonte prej pak kohësh si bariste në një lokal shumë të preferuar nga të rinjtë në Castelmassa.

Familja e saj, nga Shqipëria, është e respektuar në fshat, ndërkohë që i ati, Rudin Papushallaj, kishte luajtur futboll me skuadrën amatore të provincës së Veronës. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH