1

Humb betejën me COVID-19 artisti i TKOB

               Publikuar në : 11:47 - 23/12/20 liberale

Një lajm i hidhur vjen nga bota e artit. Ndahet nga jeta kornistit Andrea Canaj, i cili ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmi i hidhur është dhënë nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Përmes një mesazhi TKOB bën me dije se Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

“Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij!”, thuhet në mesazhin e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back