Globi

Hulumtimi i ri mbi COVID-19, ekspertët: Omicron mund të jetë më shumë problematik për fëmijët e vegjël

Shkruar nga Liberale
Hulumtimi i ri mbi COVID-19, ekspertët: Omicron mund të jetë

Mutacioni i ri i Covid, Omicron është kthyer në një shqetësim për të gjithë botën. Ndonëse me ekspertët janë shprehur se ky variant paraqet një rrezik më të ulët sesa Delta , sërish transmetueshmëria e lartë e tij mbetet shqetësuese.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Dr Anthony Fauci  ka theksuar se shumë vende mund të përballen me një rritje të infektimeve për shkak se Omicron është përhapur shumë shpejt.

Së fundmi ekspertë bazuar tek hulumtimet e reja, kanë theksuar se Omicron mund të jetë shumë problematik për fëmijët e vegjël.

Ish-komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA , Dr Scott Gottlieb ka theksuar se mutacioni i ri mund të sjellë më shumë probleme tek fëmijët e vegjël.

‘Omicron mund të jetë më shumë problematik tek fëmijët e vegjël.’, ka thënë ai.

‘Për shkak se Omicron është shumë ngjitës, numri i infektimeve mund të rritet’, ka thënë ai, ndërsa paralajmëron se situata mund të përkeqësohet.

Por nga ana tjetër ajo çfarë shqetëson mjekët është rreziku që mund të shkaktojë tek fëmijët.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH