Presidenti Ilir Meta ka nderuar pas vdekjes artisten Hueyda El Saied me Titullin “Mjeshtër i Madh”.
Titulli u dha me motivacionin; “Në vlerësim të kontributit të pasur si artiste shumëdimensionale në fusha të ndryshme si balet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore.”
Të pranishëm në ceremoni ishin familjarë dhe artistë, mes tyre dhe bashkëshorti i artistes dhe djali i saj Gabriel.