Showbiz

Hudhër dhe lëng portokalli, kombinimi gjenial

Shkruar nga Liberale
Hudhër dhe lëng portokalli, kombinimi gjenial

Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës.

Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.

Vlerat e saj njihen gjërësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet.

Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës.

Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij.

Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij.

Ajo pranohet gjërësisht si një prej ushqimeve më të shëndetshme për zemrën.

Hudhër Dhe Lëng Portokalli Për Qarkullimin e Gjakut

Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre.

Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten:

2 thelpinj hudhre,

5 portokalle

Përgatitja:

Shtypni thelbinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës.

Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës.

Shtrydhni portokallet dhe lëngun pëziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës.

Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit.

Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë.

Portokallet dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.

Sasia e Këshilluar e Hudhrës Për Konsum Ditor

Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit.

Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë.

Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër./AgroWeb.org

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH