Globi

Hoti takim me Macron: Franca e gatshme të ndihmojë Kosovën

Shkruar nga Liberale
Hoti takim me Macron: Franca e gatshme të ndihmojë Kosovën

Avdullah Hoti ka zhvilluar vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës në Francë, ku është pritur në Pallatin Elise në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron.

"Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", është thënë nga Hoti në një postim pas vizitës.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Hoti e siguroi presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Hoti dhe Macron kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pas një ndërprerje prej afër 2 vjetësh do të rinisë më​ 12 korrik në Bruksel.

Kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkruhet në njoftimin e zyrës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH