Aktualitet

Hoti shtyn mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Hoti shtyn mbledhjen e qeverive Kosovë-Shqipëri

Mbledhja e përbashkët midis midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës nuk do të zhvillohet në Shkodër këtë të premte, siç ishte parashikuar. Ajo është shtyrë për të premten e 2 tetorit.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri kosovar Avdullah Hoti. Sipas tij, shkaku i shtyrjes është zhvillimi i seancës së Kuvendit të Kosovës.

"Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes", shkruan Hoti në Twitter.

Në mbledhje pritet të diskutohen disa pika të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe, nga porti i Durrësit tek ngërçet e mbartura për sa i përket çështjeve doganore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH