Aktualitet

Hoti nesër në Tiranë, takime me Ramën, Metën e Bashën

               Publikuar në : 16:27 - 02/07/20 liberale

Zbardhet Axhenda e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili do të vizitojë në Tiranë ditën e nesërme për herë të parë në cilësinë e kreut të qeverisë së Kosovës.

Ai do të takohet me kreun e qeverisë Edi Rama dhe më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët mes tyre.

Hoti do të ketë takime me presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kreun e PD Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Axhenda e Plote

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 3.7.2020 (e premte) viziton Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, Kryeministri Hoti do të zhvillojë këto aktivitete:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.

VENDI: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

VENDI: Zyra e Kryetarit të PD.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back