Kryesore

Hoti: Me LDK, Kosova ka shtet normal

               Publikuar në : 21:44 - 16/01/21 liberale

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kandidati për Kryeministër i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 Shkurtit. Pas një takimi në Klinë me simpatizantë të partisë, Hoti thotë se mesazhi që masazhi që dha ishte se vetëm me LDK ka një shtet dhe qeveri normale.

Në një postim në Facebook pas takmit me qytetarët ai shton se qeveria e tij do të përkrahë bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet! Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët.

Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike. Do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”, është ky postimi i tij në mediat sociale.

Zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen në 14 Shkurt, pasi Gjykata Kushtetuese e quajti qeverinë e Hotit si jo legjitime, duke qenë se për formimin e saj kishte votuar dhe në deputet i dënuar me vendim të formës së prerë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back