Globi

Hoti: Kemi biseduar sot me Serbinë, marrëveshja ende larg

Shkruar nga Liberale
Hoti: Kemi biseduar sot me Serbinë, marrëveshja ende larg

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se këtë të enjte Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar raundin e radhës së bisedimeve në Bruksel.

Në një postim në mediat sociale, Hoti shkruan se takimi është zhvilluar me ndërmjetësimin e të Dërguarit të Posaçëm të BE, Miroslav Lajçak dhe në delegacionin e Kosovës ka qenë dhe koordinatori shtetëror Skender Hyseni.

Kreu i qeverisë së Kosovës shton se temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastra, që është vijim i diskutimit të nisur në 29 tetor.

“Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, duke thënë se nuk është optimist për një marrëveshje të shpejtë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH