Showbiz

Video/ Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin

Shkruar nga Liberale
Video/ Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin

Nga Rudina Xhunga

Ky është Hotel Flower! Ky është vendi im i preferuar. Për fat të mirë nuk kam nevojë të gënjej për vendet e preferuara. Unë u tregoj realisht ato që më pëlqejnë dhe ky është hoteli që mua më pëlqen më shumë në Shqipëri. Këtu kam kaluar shume ditëlindje dhe Krishtlindje. Madje edhe në vitin e tmerrshëm të tërmetit unë erdha te Hotel Flower. Nuk e harroj nëntorin e 2019-ës kur erdha në Durrës dhe këtu ishte një tmerr. Kaluam në fillim dhe pamë Flower. Hotel Flower-in, Hoteli i Luleve në Golem.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Kjo godinë që ti e shikon tani, sikur asgjë s’ka ndodhur, ishte prekur e gjitha. Për një muaj e gjysmë ata ia dolën ta bëjnë sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ia dolën dhe Krishtlindjet e atij viti të tmerrshëm, me panikun e tokës që dridhej, shumë njerëz i kaluan këtu. Nga Tirana, nga Kosova, të gjithë ata që e duan kështu si unë dhe vijnë përherë dhe nuk e braktisin kurrë.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Pastaj erdhi pandemia. Përsëri një tjetër goditje. Çdo vend, çdo njeri ka marrë një goditje. Flower humbi pronarin, humbi ideatorin, humbi njeriun që e krijoi. Humbi atë burrë që mua ende nuk më besohet që ka ikur. Vij këtu dhe ai nuk është, nuk po buzëqesh duke thënë: “Mirë se erdhe Rudina!”. Iku, nuk ia doli dot me Covid-19. Siç nuk ia dolën shumë nga të dashurit tanë.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Vij tani dhe i gjej në punë djemtë e tij. Të dy djemtë edhe zonjën e tij. I gjej duke vazhduar punën atje ku ai e la. Duke ribërë nga e para jo më një hotel, Hotel Flower, por një kompleks të tërë. Nuk më besohet që ata po punojnë në këtë vend dhe të thonë: “Në qershor do jetë gati, ke për ta parë. Do të vish këtu në qershor!” Prandaj jam unë në Flower sot. Sepse nuk është vetëm simboli i një luleje që po çel se erdhi marsi. Jo. Është simboli i rindërtimit, i rilindjes pas së keqes, i besimit, për ta marrë veten tënde në dorë dhe të bërë copash dhe t’i thuash, vazhdo përpara! Vazhdo sepse ka përsëri pranverë. Ka përsëri verë, ka turizëm, ka jetë. Jeta vazhdon. Prandaj jam sot në Flower, për të treguar që jeta vazhdon.

Çfarë po bëhet këtu Olti? E pabesueshme. Këtë tregova tani në hyrje. Ky është vendi im i preferuar, por nuk dija, që nuk ka më një Flower, tani ka një kompleks Flower.

Oltion Caci: Është Flower Garden!

Rudina Xhunga: Tani një kopsht, jo më vetëm një lule. Kur nisi kjo?

Oltion Caci: U bënë tashmë rreth dy muaj.

Rudina Xhunga: Vetëm dy muaj?

Oltion Caci: Restaurimi po ka dy muaj dhe shpresoj që në qershor të jemi gati. Do të jemi në qershor gati.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Rudina Xhunga: Mbaron kjo gjë në qershor?

Oltion Caci: Patjetër. Të gjitha.

Rudina Xhunga: Mua nuk më besohet.

Oltion Caci: Të vijë qershori dhe konfirmoje.

Rudina Xhunga: Çfarë do të bësh? Ke foto?

Oltion Caci: Patjetër.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Rudina Xhunga: Më trego ndonjë gjë! Me arkitekt shqiptar po punon?

Oltion Caci: Po.

Rudina Xhunga: Se lulet po vijnë nga Lushnja më the.

Oltion Caci: Po lulet vijnë nga Lushnja.

Rudina Xhunga: Kjo është linja e bizneseve shqiptare, që ndihmojnë dhe punojnë me njëra-tjetrën. Se po nuk je bashkë, nuk ia del.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Oltion Caci: Kjo është pamja përfundimtare, e cila është e kësaj këtu. Janë lulet për t’u shtuar.

Rudina Xhunga: Po është ndryshe nga Flower.

Oltion Caci: Është Garden by Flower. I lidhin vetëm lulet me njëra-tjetrën. Kjo është e gjitha.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Rudina Xhunga: Oh çfarë mrekullie! Sa bukur.

Oltion Caci: Do të ruajmë karakteristikat që ka pasur hoteli i vjetër, duke i rinovuar.

Rudina Xhunga: Domethënë do ta ruani atë sensin e vjetër që unë s’e gjej asgjëkund vend tjetër, të rehatisë, të mirëqenies, të të qenit rehat dhe pastër siç e ka Flower. Se po humbe këtë që ke, më mirë mos u shto.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Oltion Caci: Po patjetër sepse qëllimi i kësaj nuk i adresohet sasisë, më shumë i adresohet cilësisë. Një hotel që ka rreth 40 dhoma dhe ka ambient rreth 9 mijë metra katrorë. Kështu që ka më shumë ambiente të përbashkëta, kreative, lulishte, sesa ka numra dhomash. Që do të thotë më shumë i adresohet klientelës individuale, cilësore, që kërkon cilësinë, më shumë se sasinë.

Rudina Xhunga: Më the që do të vaksinoheni tani dhe ju jeni gati. Jeni gati për prenotime.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Oltion Caci: Ne shpresojmë që të fillojë vaksinimi javës tjetër, të paktën kështu është diskutuar dhe premtuar. Dhe i gjitha sektori i turizmit, gjithë punëtorët e sektorit të turizmit do të vaksinohen para fillimit të sezonit turistik. Kjo është një arsye më tepër që turistët nga të gjitha vendet e Evropës të gjejnë mundësinë për të kaluar pushimet pa strese të tjera për Covid Free apo për pjesën e mbetur të kësaj problematike që u bë tashmë një vit.

Rudina Xhunga: Në Golem ti je një nga oazat më cilësore. Unë kur ju kam takuar në Flower, sepse takimet tona të para janë në Ukrainë, te shqiptarët e Ukrainës. Se ky djali që unë e quaj Olti i Flower, në fakt është Olti i Ukrainës.

Oltion Caci: Ne jemi takuar në Kiev për herë të parë, në vitin 2002.

Rudina Xhunga: Kur unë punoja për Shqip, Shqip jemi përsëri dhe këtu. Atëherë ishin shqiptarët jashtë, tani me shqiptarët e mrekullueshëm.

Oltion Caci: Ne që kemi qenë andej jemi munduar që të sjellim eksperiencat e jetës. Mundohemi t’i sjellim në Shqipëri dhe shpresojmë që të japim një kontribut sadopak të vogël për të bërë këtë vend që ne e duam përsa kohë që jetojmë këtu.

Rudina Xhunga: Jo sadopak të vogël, por shumë të madh. Dhe më besoni sot që erdha u preka shumë sepse më mungonte buzëqeshja e Ahmetit, atij që e nisi, e ideoi. Por kjo është jeta. Jeta vazhdon në çdo lule.

Oltion Caci: Patjetër dhe kjo është ideja. Ne do të mbjellim lule që të paktën të lëmë një shenjë jetëgjatësie të kësaj gjëje që e ka ndërtuar im atë dhe shpresojmë që ne fëmijët të jemi në gjendje që çdo gjë që ka nisur dhe ta çojmë me sukses në të ardhmen. Ky është edhe misioni ynë tashmë.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Rudina Xhunga: Ky është misioni, t’ia dalësh përtej kovidit. Kjo është ajo që kërkojmë nga vetja, nga njëri-tjetri ne që mbijetuam t’ia dalim dhe për ata që nuk munden.

Oltion Caci: Besoj se me forcë dhe vullnet jam i bindur që njerëzit që punojnë do t’ia dalin gjithmonë.

Rudina Xhunga: Njerëzit që punojnë do t’ia dalin gjithmonë. Nuk është shpikje nuk është skemë, nuk është fushatë, është e vërtetë. Njerëzit që punojnë do t’ia dalin gjithmonë. Pavarësisht kovidit, pavarësisht tërmetit. Prandaj erdha këtu te ti, sepse nuk e harroj atë ditën e parë kur ra tërmeti. Ti the do ia dalim dhe unë pastaj erdha për krishtlindje këtu. Se ju ia dolët.

Oltion Caci: Në 25 dhjetor ka qenë po prapë me njerëz, po prapë me jetë, pas asaj gjëje që nuk mendohej kurrë që do të kishte njerëz në Golem, në Durrës, në gjithë plazhin e Kavajës, që mund të kthehej jeta brenda një muaji. Më pak se një muaj. Prapë ia dolëm. Me punë, me dashuri, me vullnet. Dhe shpresoj që edhe tani pas kovidit, pas gjithë këtyre humbjeve që kemi kaluar, prapë do ia dalim. Ne do ia dalim sepse e duam punën. Vazhdoj të këmbëngul te pasioni që duhet të kesh për punën. Nëse gjërat bëhen me pasion, patjetër që njerëzit të kuptojnë. Njerëzit kanë nevojë për elemente pozitive dhe nisma juaj ndaj është e mrekullueshme, se transmetoni gjithë energjinë pozitive të njerëzve normalë, duke shpërndarë energji pozitive te kjo shoqëri që ka shumë nevojë, tani më shumë se kurrë.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Rudina Xhunga: Nuk është vetëm nisma ime. Është edhe nisma e Abi Bank që ka një moto të ngjashme me punen tone ne Dritare. “Investo në Optimizëm’. Këtë do të bëjmë, do të investojmë në optimizëm.

Oltion Caci: Dhe për çudi Abi Bank është partneri ynë.

Rudina Xhunga: Vërtet? Epo si bashkohen gjërat.

Oltion Caci: Po Abi Bank është partneri ynë këtu. E përmenda meqë e përmendët ju.

Rudina Xhunga: Unë e them ngaherë sepse vërtet të kemi një moto të përbashkët, po kjo qenka e bukur. Që ti po e bën këtë ringritje pas pandemisë me Abi Bank.

Oltion Caci: Ka qenë shume promotor në ndihmën tonë në këtë kohë kovidi dhe të them të drejtën ne jemi shumë të kënaqur në bashkëpunimin që kemi me Abi Bank. Kështu që me këtë rast po them qe shpresoj që të kemi edhe bashkëpunime të tjera.

Rudina Xhunga: Si të thashë unë ty para se të fillonim, që ke marrë dhe kredi dhe ti më the lëre, lëre dhe thashë që unë kam frikë nga kreditë, po s’ke pse të kesh. E bukur. Ja pra, ka njerëz që nuk kanë frikë nga kreditë. Dhe po punove nuk ke pse të kesh frikë. Është puna jote që të mban. Ajo do ta nxjerri një ditë.

Oltion Caci: Jam i sigurt për këtë pjesë.

Hotel Flower, lulja e Golemit që sfidoi tërmetin dhe kovidin!

Rudina Xhunga: Faleminderit që më jep edhe mua besim. Sepse nuk hyj te njerëzit e guximshëm. Unë pëlqej të tregoj njerëz të guximshëm. Po kur vjen puna për vete për biznes kam ato frikërat e mia të njerëzve jo shumë menaxhere biznesi.

Oltion Caci: Mendoj që disa gjëra janë të ndara. Mjafton të jesh i mirë në atë që bën. Bëje mirë dhe nuk ka rëndësi, biznes në vetvete është edhe kjo pjesë.

Rudina Xhunga: Kjo na bën të zhvillojmë bashkëpunimin, duke bërë secili pjesën e vet, pa tahmane se një duhet t’i bëjë të gjitha./dritare.net

[gallery size="full" gss="1" columns="1" ids="1191543,1191542,1191541,1191540,1191539,1191538,1191537,1191536,1191535,1191534,1191533,1191531,1191532,1191530,1191529"]

 

https://youtu.be/BFcOMtj0N9Y

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH