Horoskop

HOROSKOPI I DITËS, e diel 23 korrik 2023

Shkruar nga Liberale
HOROSKOPI I DITËS, e diel 23 korrik 2023

DASHI

Kjo e diel flet për dashurinë dhe beqarët e shenjës do mund të përjetojnë shumë emocione. Në punë bëhuni gati sepse javën e ardhshme do të keni mundësi të nënshkruani një kontratë të re. Mundohuni të mos mërziteni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 23 korrik 2023), ata që janë në çift prej disa kohësh do të ndiejnë nevojën për një stimul të ri, dhe pse jo, do të fillojnë të mendojnë edhe për një martesë apo një fëmijë. Në punë do korrni të gjitha frytet e angazhimit tuaj.

BINJAKËT

Po ndiheni pak të zhytur në telashe dhe do të ishte më mirë të mos nxisni shumë polemika. Në punë mos kini frikë sepse edhe nëse nuk shfaqet menjëherë suksesi, do arrini të përfundoni të gjitha objektivat.

GAFORRJA

Nëse ka dikë që ju pëlqen, mos u përmbahuni por deklaroni dashurinë për ta. Nga ana tjetër në punë ka pak rrëmujë dhe do të duhet gjetur një ekuilibër i ri. Ndoshta ka ardhur koha për të parë përreth dhe për të kërkuar një shpirt binjak.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 23 korrik 2023), mund të ketë disa lajme interesante në dashuri, veçanërisht për beqarët, kështu që mbani sytë hapur! Në punë bëni kujdes, sidomos me marrëveshjet e reja sepse mund të ndryshohen në momentin e fundit.

VIRGJËRESHA

Këtë ditë ka hënë jus bën më magjepsëse se kurrë, ndaj krijoni mundësi për të dalë dhe për të qenë me partnerin tuaj. Në punë mund të ketë disa probleme të vogla burokratike. Mundohuni të bëni gjithçka sipas planit dhe mos u mërzitni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Së shpejti gjithçka rregullohet.

PESHORJA

Në dashuri mund të ketë disa probleme, veçanërisht për çiftet. Në punë, megjithatë, prisni disa lajme të mira. Ndoshta mund të vijë një rritje rroge ose ngritja shumë e nevojshme, që sigurisht që e keni merituar. Do të arrini suksese të mëdha.

AKREPI

Të dashur Akrepa, sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 23 korrik 2023), nëse ka dikë që ju pëlqen, kjo është dita e duhur për të shprehur ndjenjat tuaja. Në punë do të keni mundësi të zhvendoseni në qytete të tjera dhe të zgjeroni gamën tuaj të veprimit.

SHIGJETARI

Mund të filloni të planifikoni të ardhmen e marrëdhënies suaj. Në punë, nga ana tjetër, duhet të afirmoheni më shumë dhe t'i besoni instinkteve tuaja. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha në çdo fushë. Përveshni mëngët. Do të shihni që gjithçka funksionon, edhe nëse deri tani keni pasur shumë zhgënjime.

BRICJAPI

Në dashuri mund të ketë një rënie të vogël të emocioneve, por duhet të mendoni se si t'i gjeni sërish stimujt. Në punë favorizohen bashkëpunime të reja dhe mund të mendoni edhe për një ndryshim qyteti.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 23 korrik 2023), dita është ideale për të gjetur dashurinë, ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë keni një dëshirë të madhe për t'u përfshirë në diçka të re dhe për të ndryshuar rutinën tuaj.

PESHQIT

Qielli është i bukur për dashuri. Ndiheni të sigurt dhe më seksi se kurrë. Jeni duke punuar shumë në punë dhe së shpejti do të merrni një kënaqësi të madhe për këtë. Do të jeni po ashtu në gjendje të arrini sukses në çdo fushë të jetës tuaj. Përveshni mëngët.

Liberale.al

Poll
SHQIPENGLISH