Showbiz

Dashuria, shëndeti, paratë/ Ja çfarë parashikon Paolo Fox për sot

Shkruar nga Liberale
Dashuria, shëndeti, paratë/ Ja çfarë parashikon Paolo Fox

DASHI: Më në fund ndiheni më të fortë edhe fizikisht. Je i fuqishëm dhe gati për të fituar çfarëdolloj sfide. Është një periudhë që mund të përballesh menjëherë me të gjitha angazhimet, pasi je plot entuziazëm. Janë të favorizuara të gjitha aktivitetet dhe udhëtimet.

DEMI: Keni një situatë rritjeje, por kujdes me shpenzimet. Nëse duhet të bësh një blerje të rëndësishme më mirë prit më shumë. Je kthyer i dashuruar. Mund të bësh një marrëveshje me personin që të intereson. Qëtesi midis cifteve.

BINJAKËT: Je më i qetë në dashuri, sepse Hëna po prek shenjën tënde. Kujdes me impulsivitetin. Mos largo dikë nëse ky person është pjesë e jetës tënde. Punë të re ose transferim për dikë.

GAFORRJA: Ditë plot shpresa dhe në fundjavë Hëna do të hyj në shenjën tënde. Me të gjitha këto mund t’ju lindin interesa të reja. Je me shumë fat dhe kjo do të jetë shumë pozitive në dashuri. Në familje vështirësitë do të pakësohen.

LUANI: Jane ditë ku mund të lindë një afrim. Brenda fundit të muajit, më pak përpjekje, një miqësi do zhvillohet në një dashuri të madhe. Janë javë pasionante në maksimum, me mundësi, takime dhe fëmijë për çiftet e reja. Në punë situata do përmirësohet, por ndoshta duhet ndërruar pak ritmi.

VIRGJËRESHA: Duhet të kesh kujdes se mund të përballesh në një situatë goxha të paqartë. Ndjenja: kufizo zënkat. Këtë të enjte mund të fitosh pak terren. Dashuria: ka disa dyshime. Mos mbaj përbrenda gjërat që nuk të shkojnë.

PESHORJA: Ndonjë ndryshim mund të të ketë shkaktuar pak stres dhe dyshime. Dashuri: ke nevojë për emocione të reja. Me hënën mund të fitosh diçka sonte, ashtu si dhe në çështje pune. Mos u kënaq me aventurat, por gërmo për marrëdhënie më të thella. Mund të rizbulosh dashurinë.

AKREPI: Situatë e rëndësishme për dashurinë. Hëna do të jetë akoma më efektive në fundjavë. Çfarë shikon gri, në realitet është më e ngjyrosur se çmendon. Mund të rikuperosh një dashuri. Marrëdhënie më të mira me peshqit, bricjapin dhe demin.

SHIGJETARI: Kujdes me hënën në kundërshtim. Janë 48 orë intoleranc në lidhje me marrëdhëniet interpersonale. Një shok ose ortak mund të mos mbajë fjalën. Punë: situata është pak më e mirë, por shqetësimet nuk do të mungojnë. Pasdite merru me diçka që të pëlqen, për të ulur nervozizmin.

BRICJAPI: Shumë energji do të kesh në këtë periudhë dhe shpërblime pozitive. Dashuria do të jetë pozitive, por pas datës 26, do të vijnë lajmet më të mira. Lexo çfarë ke në zemër për të qenë i përgatitur. Nëse po jeton një histori dashurie të komplikuar mundohu të jesh i qartë, që t’ia dalësh mbanë. Në punë mund të bëni disa hapa më para.

UJORI: Je në rekuperim pas disa ditësh që ke ndjerë lodhje. Situatat që lindin në këtë moment do ju sjellin avantazhe. Mos reago gjithmonë në mënyrë nevrike dhe mundohu të jesh më pak grindavec. Mundohu të gjesh në vetvete dimensionin e duhur.

PESHQIT: Shpërblime në horizont. Në dashuri mund të rigjeni qetësi, por ditët më të mira do të jenë të shtunën dhe të dielën. Organizo në maksimum fundjavën tënde, por mos u shpërqendro, hëna mund të të krijojë ndonjë problem në të përditshmen. Kujdes me shpenzimet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH