Kryesore

Hoqi maskën në konferencë, gazetarët do të padisin presidentin

               Publikuar në : 16:52 - 09/07/20 liberale

Shoqata e Gazetarëve në Brazil thotë, se do të padisë presidentin, Zhair Bolsonaro, pasi hoqi maskën në një konferencë për media.

Kreu i shtetit u konfirmua ditë më parë me Covid-19. Shoqata thotë se Bolsonaro nuk respektoi distancën e sigurisë dhe vuri në rrezik jetët e gazetarëve me veprimin e tij.

“Vendi nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë që shkon përtej papërgjegjshmërisë dhe është një krim i qartë kundër shëndetit publik”, thekson Shoqata e Gazetarëve.

Reporteri i CNN në Brazil, Leandro Magalhae, i cili ishte i pranishëm në konferencë, është izoluar në shtëpi në pritje të testit për koronavirus.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e presidentit Bolsonaro është e mirë dhe ai konfirmoi se po trajtohet me ilaçin kundër malarias, të rekomanduar nga homologu amerikan, Donald Trump.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back