Globi

Hong-Kongu sfidon me maska

Shkruar nga Liberale
Hong-Kongu sfidon me maska

Vendimi i qeverisë së Hong-Kongut për të ndaluar përdorimin e maskave në aktivitete publike u prit të premten me protesta të dhunshme në qytet. Në fundjavë qytetarë dhe aktivistë sfiduan autoritetet duke dalë të maskuar në rrugë por edhe për të denoncuar dhunën që po ushtrohet ndaj tyre.

Qindra protestues të maskuar marshuan të shtunën paqësisht në rrugët qendrore të Hong-Kongut.

Disa prej tyre formuan një zinxhir të gjatë me duart lidhur, një ditë pasi qeveria vendosi ndalimin e maskave në tubime.

E drejta për maska iu shtua në fundjavë listës me pesë kërkesa që demonstruesit përsëritin ndaj qeverisë prej muajit qershorit.

Sipas ekzekutivit, maskat përdoren për të fshehur identitetin e kundërvajtësve në rast të shkeljes së ligjit, dhe masa të tilla kanë marrë edhe vende perëndimore.

Por hyrja në fuqi e vendimit u prit me rebelim të premten, të cilët sikundër javët e fundit, u përfshinë në vandalizma dhe përleshje me forcat e rendit.

Një djalë 14-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri, dhe u shoqërua bashkë me mbi 30 të tjerë në spital.

Paralizimi i stacioneve të metrosë vijoi deri mëngjesin e së shtunës për shkak të zjarrvënies, ndërsa aktivistë më ekstremistë thyenin xhamat e dyqaneve dhe restoranteve, bastisën një bankë, dhe sulmonin policë e kalimtarë.

Guvernatorja e vendit, Kerri Lam, i cilësoi aktet të paprecedenta dhe ftoi ndërkombëtarët të dënojnë dhunën ekstreme.

Shefja e organizatës për të drejtat e njeriut të shtunën fajësoi të dyja palët për precipitimin e situatës.

Për zyrën e OKB-së, plagosja e të rinjve me armë zjarri dhe dhuna ndaj demonstruesve në veçanti janë shqetësuese, dhe duhen hetuar paanshmërisht./oranews/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH