Globi

“Hitleri kishte gjak hebre”, Rusia nuk kërkon falje, vijon sulmet ndaj Izraelit

Shkruar nga Liberale
“Hitleri kishte gjak hebre”, Rusia nuk kërkon falje, vijon

Marrëdhënit diplomatike mes Rusisë dhe Izraelit duket se po shkojnë në një pikë kritike, pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili e quaji Hitlerin me gjak hebre.

Ministri i jashtëm izraelit, Yair Lapid, përsëriti thirrjen që Moska të kërkojë falje për deklaratat e bëra.  Ai ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus në Izrael, Anatoly Viktorov, si notë proteste për deklaratën e Lavrovit, me të cilin zhvilloi një "bisedë të ashpër".

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Rusisë, jo vetëm që nuk ka kërkuar falje, por ka vijuar sulmet diplomatike ndaj Izraelit.

Në një postim në Twitter, ajo nënvizon se deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit, Yair Lapid, tregojnë qasjen e vendit hebre për të mbështetur regjimin neo-nazist të Kievit.

“Ne i kushtuam vëmendje deklaratave antihistorike të kreut të ministrisë së jashtme izraelite Yair Lapid, të cilat shpjegojnë në masë të madhe kursin e qeverisë aktuale izraelite për të mbështetur regjimin neo-nazist në Kiev”, shkruan ministria ruse në Twitter.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në fundjavë tha se Adolf Hitler kishte origjinë hebraike. Lavrov e bëri këtë pohim në një televizion italian, kur u pyet se pse Rusia po kryen “denazifikimin” e Ukrainës, kur vetë presidenti ukrainas është një hebre.

Izraeli kritikoi Lavrovin dje, duke thënë se pretendimi i tij ishte një gënjeshtër “e pafalshme” që poshtëron tmerret e Holokaustit nazist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH