Aktualitet

Historiku i opozitës iraniane në emigrim, si erdhën 3.500 muxhahedinët në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Historiku i opozitës iraniane në emigrim, si erdhën 3.500

Opozita iraniane në emigrim, e njohur si muxhahedinët, është e strehuar në disa vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri.

Ky grupim, që konsiderohet nga regjimi aktual i Iranit si "grupim terrorist”, u krijua në vitin 1965 dhe që në fillimet e tyre e deri në vitin ‘70 kanë qenë në opozitë me ish- liderin e Iranit Mohammad Reza Shah.

Pas përmbysjes së regjimit të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, pasi ishte kundër organizimit shtetëror që bëri lideri Ajetullahu Ruhollah Homeini.

Në këto kushte ata u shpallën të padëshiruar në vendin e tyre dhe u larguan nga Irani. Një pjesë emigruan në vendet perëndimore dhe një pjesë e konsiderueshme u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”.

Pas konfliktit të SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein, muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s.

Një artikull i datës 21 shtator 2012 i “New York Times” ilustronte se si sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kishte vendosur ta hiqte MEK nga lista e zezë, për ta rivendosur larg nga ndikimi i agjentëve të Teheranit, në një vend të gatshëm për ta pritur: Shqipërinë.

Pasi ushtria amerikane mori në kontroll gjithë territorin, grupimi nisi zhvendosjen nga kampi i krijuar në Irak.

Në vitin e fundit të mandatit të tij si Kryeministër, Sali Berisha ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA-ve në vitin 2013, Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë, të cilët u trajtuan me statusin e azilantit politik.

Me pas edhe Kryeministri Edi Rama ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë.

Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Tiranës. Në atë kohë strehimi i tyre u konsiderua një vendim humanitar dhe jo politik. Autoritetet me të larta amerikane, deri tek Presidenti shprehen falenderimet për këtë akt të qeverisë shqiptare.

Në 2003-shin, MEK u çarmatos nga amerikanët dhe u spostua në Kampin Liberti. Që prej atëherë, organizata ka vazhduar të luajë një rol të dorës së parë në aktivitetin politik dhe diplomatik kundër regjimit të Teheranit.

Aktualisht numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës është rreth 3500. Kampi funksionon si  një qytezë, brenda të cilës ofrohen të gjitha shërbimet.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH