Shkumbini i befasoi një javë më parë të gjithë me emërimin e një femre si zëvendës-trajnere të skuadrës, hera e parë në historinë e futbollit shqiptarë.
Ilknur Aktash iu bashkua peqinasve si ndihmëse e krye-trajnerit Hetlem Çapja.
Klubi njofton ditën e sotme se kanë ndërprerë kontratën me Çapjan. Ky vendim vjen pas rezultateve negative në 3 ndeshjet e para ku kanë marrë vetëm 1 pikë. Skuadra në ndeshjen e radhës mbetet në dorën e ndihmëses turke, derisa klubi të gjejë trajnerin e ri. Por nuk përjashtohet mundësi që të mbetet në drejtimin e turkes, Ilknur Aktash.
-Njoftimi i klubit-
“Drejtuesit e KF Shkumbini njoftojne se kane nderprere me mirekuptim te paleve mardhenien me trajnerin Hetlem Capja.
Klubi deshiron te falenderoje trajneri Capja per perkushtimin e larte te treguar pergjate gjithe vitit te kaluar si dhe punen e tij me ekipin per kete vit.
Klubi i uron suksese te metejshme trajnerit Hetlem Capja si dhe shpreson qe me punen ne vazhdim ekipi i Shkumbinit te arrije objektivat e vena per kete sezon.”