Aktualitet

Historia prekëse e çiftit 30-vjeçar, fshehën fëmijët e tyre binjakë 10 muajsh para se të vriteshin nga Hamasi

Shkruar nga Liberale

Të shumta janë historitë tragjike njerëzore të prekur nga sulmet e Hamasit në Izrael.

Ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan, ka zbuluar një histori të tillë me protagonistë një çift 30-vjeçarësh izraelitë që arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se të humbnin jetën nga zjarri i terroristëve të Hamasit.

Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar Berdishevsky ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre, të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.

Çifti 30-vjeçar "luftuan me guxim" sipas ambasadorit, para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit.

Për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk arritën të zbulonin dy foshnjat që u gjetën të gjallë nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.

“Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. I fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve”, ka shkruar Gali Dragan.

“Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH