Detaje të reja kanë dalë nga jeta e Marsida Qatjas, 30 vjeçare nga Kavaja, në shtëpinë e së cilës u vra me armë zjarri Dritan Haxholli.
Marsida Qatja është nënë e tre fëmijëve, nga dy martesat e saj.
Sipas vendimit gjyqësor të zbardhur nga Klan TV, ajo është martuar për herë të parë në vitin 2005 kur ka qenë vetëm 16 vjeç dhe është divorcuar më 8 shkurt 2017, me kërkesë të ish bashkëshortit, i cili argumentonte se kishin grindje të vazhdueshme. Çifti solli në jetë dy fëmijë, sot 9 dhe 14 vjeç
Për shkak të zënkave, për rreth 1 vit çifti nuk ka jetuar bashkë. Gjatë kësaj kohe, Marsida bashkëjetonte me një person tjetër. Fëmijët i mori nën kujdestari Marsida, ndërsa ish burri duhet të paguante një detyrim prej 100 mijë lekë të vjetra në muaj për dy fëmijët.
Pas zgjidhjes së martesës me burrin e parë, Marsida Qatja u martua për herë të dytë me Indrit Hysenin, me të cilin ka edhe një djalë 2 vjeç. Bashkëshorti i dytë ndodhet në burg në Gjermani, ku vuan dënimin për drogë.
Por, duket se gjatë kësaj kohe 30-vjeçarja Qatja ka patur edhe lidhje jashtëmartesore. Nga burimet policore thuhet se ka qenë e lidhur me Dritan Haxhollin, kjo referuar edhe deklarimeve të para në polici të Marsida Qatjas pas vrasjes së Haxhollit./Gazeta Liberale