Aktualitet

Historia e koklavitur e dashurisë që i mori jetën të riut, lihet në burg 18-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Historia e koklavitur e dashurisë që i mori jetën të riut,

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Martina Pajollarin, 18-vjeçaren e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Martin Çeços në Kolanec të Maliqit.

Martina Pajollari përfundoi në pranga 3 ditë më parë, pasi sipas hetimeve dyshohet se ishte e pranishme në momentin kur Martin Çeço u ekzekutua nga Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo, të cilët ndodhen në burg.

Po ashtu, policia dyshon që ajo të ketë qenë e pranishme edhe në momentin kur është thurur plani dhe mund ta ketë nxjerrë në pritë Çeçon pranë rezervuarit të Kolanecit, aty ku vrasja e tij u inskenua si një vetëvrasje.

Prej disa muajsh detaje tronditëse kanë dalë nga kjo ngjarje dhe ende mban mbi vete shumë të pazbardhura. Emri i Pajollarit u përmend për herë të parë nga babai i viktimës, Nevzat Çeço, i cili tregoi për mediat se i biri kishte folur në telefon me këtë vajzë, për të cilën thoshte se ishte shumë i dashuruar.

Pas arrestimit të 18-vjeçares, babai i viktimës tha se djali i tij e kishte kërkuar për nuse dhe për këtë arsye kishte paguar 2.5 milionë lekë të vjetra tek ish-kunatit të vajzës. Nga ana tjetër, vajza mesa duket ka pasur një lidhje me bashkëfshatarin e saj të martuar Valter Mollajn, i cili është arrestuar për vrasjen e 26 vjeçarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH