Aktualitet

Historia e kllounit, që përdhunoi dhe vrau 33 adoleshentë, i fshehu kufomat në bodrum

Shkruar nga Liberale

John Wayne Gacy është i destinuar të hyjë në histori si një klloun vrasës. Një vrasës serial i pamëshirshëm që rrëmbeu tridhjetë e tre viktimat e tij, të gjitha meshkuj dhe të moshës 16-22 vjeç, i përdhunoi dhe më pas i vrau duke i mbytur.

Ai i fshehu trupat e tyre në bodrumin e shtëpisë së tij. Zgjedhja e një varreze të tillë tmerri nuk ishte aspak e rastësishme. Gacy i fshehu kufomat aty ku mund t'i shihte.

Një koleksion 'trofesh', të cilat i duheshin për t'i vërtetuar vetes, se çdo herë, mund të përballonte prirjet e tij biseksuale. Një narcisist që ushqeu impulset e tij perverse dhe vrastare edhe përmes një simbolizmi si klloun.

Megjithatë, një mit duhet të fshihet pas kësaj, pavarësisht se Gacy nuk e vrau gjahun e tij i veshur si klloun. Përkundrazi, ishte një aktivitet vullnetar që ai kryente në favor të fëmijëve. Pra, pse klloun?

Fytyra e kllounit është e njohur, por në të njëjtën kohë tiparet e tij janë të shtrembëruara nga grimi. Kjo është arsyeja, pse nevoja që ne njerëzit të njohim të tjerët përmes tipareve të fytyrës, destabilizohet nga një klloun.

Sigurisht, askush nuk e priste një ligësi të tillë nga një njeri kaq i respektuar nga shoqëria. Le të rishikojmë historinë e tij së bashku, e cila, ndër të tjera, frymëzoi romanin horror të Stephen King-ut It. Nga 20 Prilli 2022, një dokumentar në lidhje me tmerret e kryera nga John Wayne Gacy është gjithashtu i disponueshëm në Netflix.

Kush ishte kllouni vrasës?

John Wayne Gacy lindi në Çikago më 17 mars 1942. I dyti nga tre fëmijët, nuk pati një fëmijëri të lumtur. Një fëmijë mbipeshë, të cilit iu desh të mbrohej që në moshë të vogël ndaj abuzimeve që i bënte babai i tij alkoolist: si abuzim fizik ashtu edhe mendor. Një baba që i kujtonte kilogramët e tepërt, që e quajti "budalla" dhe i tha se si i rritur do të bëhej homoseksual.

Kështu, Gacy e kaloi gjithë fëmijërinë e tij duke kërkuar një miratim nga babai i tij, të cilin, megjithatë, ai nuk do ta merrtw kurrë. Një djalë me sa duket normal që studionte në mëngjes dhe shkonte në sport pasdite.

Një episod jo i parëndësishëm është edhe rënia që pati në moshën njëmbëdhjetëvjeçare, duke goditur kokën. Ajo rënie do t'i kushtojë atij humbje të përsëritur të kujtesës.

Megjithatë, hetimet e kryera në trupin e tij pasi u ekzekutua do të tregojnë se ajo rënie nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë në sjelljen e tij të shumëfishtë të vrasjes.

Duke lënë studimet herët, Gacy filloi një karrierë të lulëzuar menaxheriale dhe në vitin 1964 takoi Marlynn Myers, vajzën e një sipërmarrësi të njohur në biznesin e restoranteve.

Pas një martese dhe dy fëmijëve, në vitin 1966 vjehrri i propozoi që të drejtonte tre nga restorantet e ushqimit të shpejtë të zinxhirit 'Kentucky Fried Chicken' që zotëronte në Waterloo, Iowa.

Gacy vendosi të pranojë dhe të transferohet me gruan e tij në Black Hawk County. Për të do të jetë fillimi i fundit.

Përdhunimi i parë

Në gusht 1967, Gacy do të përdhunojë 15-vjeçarin Donald Voorhees. Ky i fundit, djali i një miku të familjes, u fut në grackën e burrit me justifikimin se kishte parë një film pornografik.

Por qëllimet e sipërmarrësit ishin rrënjësisht të kundërta. Pasi e teproi me alkoolin, burri e detyroi Donaldin të kryente marrëdhënie orale.

I riu e rrëfeu ngjarjen vetëm një vit e gjysmë më vonë. Kështu Gacy u arrestua dhe u dënua në 1968 për sodomi me dhjetë vjet burg. Si rezultat, gruaja e tij bëri kërkesë për divorc dhe që nga ai moment burri humbi të drejtën për të parë fëmijët e tij.

Megjithatë, gjatë regjimit të paraburgimit, ai rezultoi të ishte model i burgosur, duke përfituar kështu 12 muaj shërbim prove. I liruar përfundimisht në vitin 1971, ai filloi jetën e tij nga e para.

Falë financimit të nënës së tij, ai bleu një shtëpi në vendlindjen e tij dhe u transferua atje me gruan e tij të re. Martesa zgjati vetëm tre vjet. Ndërsa shtëpia e tyre ishte e destinuar që së shpejti të bëhej një varrezë për adoleshentët.

Një vit më vonë, ishte viti 1972, Gacy hapi një kompani ndërtimi. Burri u integrua aq shpejt, saqë edhe një herë u bë një sipërmarrës i suksesshëm. Por jo vetëm.

Në atë moment të jetës së tij ai vendosi t'i përkushtohej vullnetarizmit dhe të bëhej protagonist i shfaqjeve të vërteta për fëmijë. Të gjitha të kryera në mënyrë rigoroze i veshur si një klloun. Ai zgjodhi gjithashtu një emër arti, Pogo klloun.

Por Gacy u bë shumë aktiv jo vetëm në shoqëri, por edhe në politikë. Me një të kaluar si asistent i një kandidati demokrat në vendin e tij, ai madje arriti të fotografohej me zonjën e parë të atëhershme Rosalynn Carter. Ishte viti 1978 dhe fundi i masakrës 6 vjeçare.

Bodrumi dhe kufomat

Në dhjetor 1978 do të jetë vdekja e Robert Piest, vetëm 16 vjeç, që solli një hetim të paprecedentë. Personi i fundit që pa të riun, i punësuar në një farmaci në Des Plaines, ishte vetë sipërmarrësi.

Duke zbuluar se Gacy kishte një dënim të mëparshëm për sodomi në dosje, hetuesit shkuan në shtëpinë e tij. Menjëherë pas kësaj, në bodrum, ata do të zbulojnë ferrin: njëzet e nëntë kufoma të të rinjve të zhdukur. Apeli do të konstatojë se 4 të tjerë mungojnë, eshtrat e të cilëve u hodhën në lumin Des Plaines.

Gjithsej tridhjetë e tre ishin viktimat e një prej vrasësve serialë më shqetësues në historinë kriminale amerikane.

Gohn Wayne Gacy u ekzekutua më 10 maj 1994, vetëm pak minuta pas mesnate. Viktima e fundit e identifikuar e vrasësit ishte Francis Wayne Alexander

Personaliteti dhe maska ​​e Gacy

Kush ishte në të vërtetë John Wayne Gacy? Një grabitqar sadist dhe vdekjeprurës, si pak ka pasur në botë. Viktimat e tij nuk ishin gjë tjetër veçse kukulla që do të përdoreshin për të kënaqur nevojat e Pogo Kllounit: alter ego e tij.

Në kohën e lirë, burri bënte punë vullnetare gjatë së cilës vishte një kostum kllouni për të argëtuar fëmijët. Por kllouni, si dhe maska ​​e tij, fshihnin një kuptim të saktë për Gacy.

Në këtë kuptim, fshehja e fytyrës pas gjithë atij grimi ishte e vetmja mënyrë që ai të ishte vetvetja. Në fund të fundit, maska ​​gjithmonë ka përmbysur të gjitha konventat shoqërore, sepse asaj i lejohet gjithçka. Dhe ai e lejoi veten të ishte një vrasës i tmerrshëm pas një fytyre të buzëqeshur.

Buzëqeshja e kllounit nuk ishte gjë tjetër veçse një buzëqeshje që burri e përdori për të rifituar fëmijërinë e mohuar. Thuajse si të kishte pasur një dyfishim: fytyrën e një të rrituri që donte t'i jepte një tjetër shans fëmijës së poshtëruar dhe të zhvlerësuar nga i ati.

Pas buzëqeshjes së kllounit fshihet gjithmonë një trishtim i mbuluar dhe një personalitet i ndryshëm nga ai real. Gacy duhej të fshihte identitetin e tij të vërtetë dhe ai e bëri këtë duke u fshehur pas një paruke dhe një hunde të kuqe.

Megjithëse u bë i rritur në dukje, zhvillimi i tij njohës dhe emocional ngeci në fëmijërinë e hershme. Një fëmijëri në të cilën atij iu mohua mundësia për të strukturuar dhe zhvilluar personalitetin e tij.

Babai i tij, Wayne Sr, ishte një alkoolik dhe nuk humbi asnjë rast për ta poshtëruar atë me fjalët: "peder", "i trashë", "idiot". Me pak fjalë, një baba që e detyroi të paguante për mbipeshën dhe e bëri të ndihej i pafuqishëm për të kërkuar një miratim.

Dhe pikërisht ajo që bëri babai ndaj djalit të tij do të ndikojë në mënyrën se si Gacy e trajtoi prenë e tij. Ky i fundit, kur vrau, i quajti viktimat e tij "fajra të parëndësishëm". Të njëjtët emra që i përdorte i ati. Megjithatë, pas vitesh, Gacy kishte kaluar në anën e xhelatit.

Kllouni ishte kthyer në një obsesion të vërtetë. Deri në atë pikë sa t'i bëjë ata protagonistë të pikturave që do të pikturojë në 14 vitet, në të cilat ishte në dënim me vdekje. Kllounët e frikshëm të buzëqeshur, mbizotëronin pikturat e tij.

Fjalët e tij të fundit, pak minuta para se të merrte injeksionin vdekjeprurës, ishin: “Më puth b*thën”.

Si e vriste prenë e tij

Siç ndodh gjithmonë, dhe aq më tepër përballë grabitqarëve serialë, skena e krimit tregon shumë për mënyrën se si kryheshin vrasjet.

E njëjta gjë ishte e vërtetë për shtëpinë e Gacy, e cila tregoi sesi burri fillimisht preferoi të lidhë të rinjtë me një litar. Pas kësaj, pasi i përdhunoi, ai i mbyti me një çorape.

Nuk është rastësi që modus operandi i vrasësit të shumëfishtë tregon shumë për personalitetin e tij. Në fakt, përdorimi i një arme me majë dhe tehe dhe mbytja nxjerr në pah përsëri se si Gacy ishte plotësisht i lirë nga ndjeshmëria.

Viktimat nuk ishin asgjë më shumë, në versionin e tij krejtësisht të deformuar të realitetit, mjete funksionale për kënaqësinë e tyre dhe ekskluzive. Më në detaje, ata përfaqësonin skllevër mbi të cilët mund të ushtrohej jo vetëm kontroll total fizik, por edhe objekte të pajetë mbi të cilat të derdhnin të gjitha zhgënjimet.

Dhe, pikërisht në këtë pikë, rishfaqet marrëdhënia jofunksionale me babain. Me fjalë të tjera, Gacy riprodhoi - duke e çuar në ekstrem, modelin e sjelljes që babai i tij kishte ushtruar ndaj tij për vite me radhë.

Një masakër pa fund

Vetëm në tetor 2021, policia e Çikagos arriti t'i jepte një fytyrë dhe një emër një viktime tjetër të John Wayne Gacy. Ai quhej Francis Wayne Alexander, një i ri nga Karolina e Veriut, i cili ishte transferuar në Çikago menjëherë pasi u martua.

Pasi mbaroi lidhja e tij romantike, ai kishte humbur gjurmët e tij, në fund të vitit 1976. Megjithatë, pas shumë vitesh, familja e tij  nukmundi të dinte fatin e të riut.

"Edhe pas 45 vitesh është e vështirë të dihet fati i Wayne-it tonë të dashur. Zemrat tona janë të fryra nga dhimbja dhe mendimet tona shkojnë për familjet e viktimave të tjera. I vetmi ngushëllim është të dimë se vrasësi nuk thith më ajrër”. Me identifikimin e Françeskut, viktimat e paidentifikuara do të arrinin në shtatë./Përgatiti Liberale.al

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH