Aktualitet

Historia e ish-prokurorit, djemtë e zhytën në fajde nga kumari

Shkruar nga Liberale
Historia e ish-prokurorit, djemtë e zhytën në fajde nga kumari

Djali i ish prefektit Paulin Radovani u arrestua nga policia e Paraguajit, për slemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa pritet ekstradimi në Shqipëri.

Po çfarë ka ndodhur në Shkodër dhe si u zbuluan mashtrimet?

Paulin Radovani, ish-anëtari i Këshillit Bashkiak ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë. Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij, derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar.

Dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve anëtar në Këshillin aktual të Bashkisë Shkodër, Elton Radovani, si shkak i vesit të bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove, nisën duke marrë hua shuma të mëdha parash te persona të ndryshëm në Shkodër, të cilët ia lëshonin me një përqindje që varionte nga 3- 20%, siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Këto fajde bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij për kthimin e parave. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë, ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që t’i bënin edhe presione. Në një moment, ish-prefekti edhe është goditur teksa ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa mësohet se ka dy urdhra mbrojtjeje nga Gjykata, pikërisht për shkak të këtyre problemeve.

Dy djemtë e ish-prefektit kohët e fundit ishin arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë, ndërsa vetë ish-prefekti ndodhej në Shkodër. I ndodhur mes këtyre problemeve, Paulin Radovani ka vendosur që të shkojë në Prokurori dhe të denoncojë disa prej emrave, të cilëve ai vetë apo dy djemtë e tij u kishin marrë para hua.

Pas denoncimit të tij, Prokuroria dhe Policia nisën hetimet, ndërsa shumë prej bisedave janë regjistruar nga vetë ishprefekti Radovani, i cili ka pasur një përgjues që ia kanë dhënë prokurorët kur ka diskutuar këto çështje me fajdexhinjtë. Pas rreth dy muajsh erdhën edhe arrestimet në kuadër të operacionit “Maranaj”, duke vënë në pranga 12 persona, mes të cilëve kancelarin e Gjykatës së Shkodrës, si dhe ish-drejtorin e Patentave në Shkodër./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH