Medium Personazhe

Historia e Biblës gjigande me të cilën Joe Biden ka bërë çdo betim

               Publikuar në : 19:29 - 20/01/21 liberale

Bibla gjigade me kryq kelt me të cilën Joe Biden bëri sot betimin, është një trashëgimi e familjes së tij që daton prej 130 vitesh. Libri me kapak lëkure, 12 cm i trashë, ka qenë në familjen e Biden që prej të paktën 1893.

“Është një trashëgimi e familjes Biden dhe gjithmonë e pranishme në eventet e rëndësishme”, tha muajin e kaluar presidenti i ri në një intervistë me Stephen Colbert.

Biden është besimtar praktikues katolik dhe të njëjtën Bibël i ka përdorur gjatë gjithë betimeve të karrierës politike, përfshirë dhe dy betime të tjera si zv. president.

Për herë të parë ai e ka përdorur atë kur u betua si senator në 1973 kur ishte vetëm 30 vjeç.

Asokohe Biden bëri betimin në klinikën shëndetësore Wilmington në Delaware, ku djemtë e tij Beau e Hunter po trajtoheshin për aksidentin rrugor, në të cilin gjeti vdekjen gruaja e tij e parë Neilia dhe bija e tyre e sapolindur Naomi.
Djali i ndjerë i Biden, Beau, i cili vdiq në 2015 nga kanceri në tru, gjithashtu e ka përdorur Biblën familjare kur u betua si prokuror i përgjithshëm i Delaware në 2007.

Libri është një prodhim Douay & Rheims i shekullit të 19-të. Arsyeja përse është aq i madh, është sepse përmban një koment të thelluar nga prifti e studiuesi i njohur biblik britanik, At George Leo Haydock.

Përdorimi i librit të shenjtë nga familja Biden thekson rolin e rëndësishëm që besimi ka në jetën e tyre personale dhe profesionale, teksa presidenti i ri është vetëm i dyti si katolik praktikues në historinë e SHBA.

Biden ndjek traditën e shumë presidentëve të tjerë amerikanë që kanë përdorur librat e familjeve të tyre për të bërë betimin në zyrë, siç ishin Ronald Reagan e Franklin D. Roosevelt.

Disa prej tyre madje gjatë betimit i kanë mbajtur Biblat të hapura në faqet e shkrimeve më domethënëse për ceremoninë.

Bill Clinton, për shembull kishte zgjedhur shkrimin biblik të Isaiah 58:12 – ku të devotshmit nxiten të bëhen “riparues të shkeljes”, kur u betua për mandatin e dytë në zyrë, që u shënua nga përçarjet me konservatorët.

Presidenti i parë i SHBA besimtar i devotshëm katolik ishte John F. Kennedy, i cili në 1961 përdori për betimin librin e tij familjar me kryq gjigand përpara, të ngjashëm me Biblën e Biden.

Kushtetuta e SHBA nuk kërkon tekst të veçantë për ceremoninë e betimit por specifikon vetëm fjalët e betimit të presidentit.

Teksti nuk përfshin fjalët ‘prandaj Zot më ndihmo,’ por çdo president modern i ka thënë ato bashkë me betimin.
Tradita e Biblës daton që prj lindjes së presidencës së SHBA, kur presidenti i parë George Washington në 1789 përdori Biblën e Lozhës Masonike.

Bibla e Washington është përdoru më pas për betimet e Warren G. Harding, Dwight D. Eisenhower, Jimmy Carter e George H.W. Bush.

<
>
bibib bi-1 bi-2 bi-3 bi-5 bi-6 bi-7

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back