Globi

"Hiqini sanksionet Kosovës", reagimi i Kearns pas deklaratës së Vuçiç

Shkruar nga Liberale
"Hiqini sanksionet Kosovës", reagimi i Kearns pas deklaratës

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u shpreh se nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB.

Deputetja Kearns në një postim në platformën “X” ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke thënë se Vuçiq refuzon të punoj me komunitetin ndërkombëtar.

“Edhe një herë Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër një sulmi terrorist të orkestruar nga Beogradi. Edhe një herë Vuçiç refuzon. Hiqni sanksionet ndaj Kosovës, tani Josep Borrell dhe Ursula Von der Leyen”, ka shkruar Kearns.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH