Aktualitet

“Hile dhe sistem pervers”, Salianji flet për “listat e hapura”

Shkruar nga Liberale
“Hile dhe sistem pervers”, Salianji flet për “listat e

I ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji u shpreh se rotacioni politik është formalitet, ndërsa shtoi se me sistemin e Ramës, PD merr 84 deputetë jo 88 sa merrnin.

Duke u ndalur tek tryeza e Këshillit Politik, ku Opozita e Bashkuar propozon hapjen 100% të listave por nuk heq dorë nga koalicionet parazgjedhore, Salianji u shpreh se pikërisht koalicionet janë frika më e madhe e kryeministrit.

Sipas tij, halli i Ramës nuk janë listat e hapura, por ndalimi i koalicionit. Salianji sqaroi më pas edhe modelin e propozuar nga PS në këtë këshill.

“Në duam të heqim elementët propagandistik që bën qeveria. Ne kemi qënë për lista të hapra përherë. Kauza jonë është e qartë: Ne duam hapje listash dhe lënie koalicionesh kështu siç janë. Rama nuk ka qëllim që t’i hapë listat. Ai ka propozuar që 4 deputetë pra fituesit në listë i përcakton Rama dhe 7 të tjerët, humbësit i cakton populli. Ne jemi kundër, jemi për të gjithë emrat nga populli. Rama thotë pra se kandidati i 5-të mund të marrë edhe 30 mijë vota por s’del dot deputet. Kjo është hile dhe sitem pervers. Qëllimi i i tij është të ndalojë koalicionet parazgjedhore. Vota brenda koaliciont llogaritet ndryshe, ndërsa pretendimi i Ramës për ti hequr koalicionet është absurd, ai do që përmes këtyre manovrave të fitojë 4 deputetë në tavolinë”, tha Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH