Aktualitet

"Hienë që kërkon gjak dhe rrëmujë"

Shkruar nga Liberale
"Hienë që kërkon gjak dhe rrëmujë"
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmërimit për një protestë qytetare, për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit. Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në Twitter shprehet se ata që po akuzojnë policinë për një vdekje për të cilën Prokuroria ka folur qartë, kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak. “Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?! Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre, që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë!”, shkruan Rama në Twitter. Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit, sapo u shoqërua në ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë. Nga rezultatet e ekspertizës paraprake, sipas Agjencisë së Mbikqyrjes policore, ka rezultuar se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH