Aktualitet

Hidhet nga kati i 3-të i banesës, humb jetën Albert Taullau

Shkruar nga Liberale
Hidhet nga kati i 3-të i banesës, humb jetën Albert Taullau

Albert Taullau, 58-vjeç, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjes. Policia thotë se 58-vjeçari është rrëzuar nga kati i tretë i vilës së tij dhe ndërroi jetë menjëherë.

Burime të sigurta pët TvKlan, bëjnë me dije, se 58-vjeçari është hedhur nga ballkoni i katit të tretë të vilës së tij. E pranishme në momentin e ngjarjes ka qenë edhe vajza e të ndjerit. Ndërsa brenda shtëpisë ka qenë bashkëshortja. Sipas familjarëve, mësohet se 58-vjeçari Albert Taullau vuante nga depresioni prej disa muajsh dhe trajtohej me medikamente.

Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja të cilit i është bërë atentat në Tetor 2018, dhe që mundi t’i shpëtonte.

Mësohet se në të njëjtën banesë ku sot u rrëzua dhe gjeti vdekjen Albert Taullau, në vitin 2019 ishte vendosur lëndë plasëse eksploziv. Nga ngjarja në atë kohë nuk pati asnjë të lënduar për arsye se në banesë nuk kishte asnjë person.

Në Lushnje familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares për shkak të problemeve që kanë patur ndër vite. Baki Taullau, vëllai i Saimir dhe Albert Taullaut, është vrarë në vitin 2005.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH