Aktualitet

"Hetoni krimin zgjedhor", Yuri Kim: SHBA mbështet thirrjen e Çelës

Shkruar nga Liberale
"Hetoni krimin zgjedhor", Yuri Kim: SHBA mbështet thirrjen e

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bashkohet thirrjes së Prokurorit të Përgjithshëm që prokurorët të hetojnë krimin zgjedhor.

Znj.Kim, thotë se SHBA e mbështet fort thirrjen e Çelës, teksa thekson se askush nuk është mbi ligjin.

Ajo po ashtu thekson se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën me pavarësi e integritet.

Sot Prokurori i Përgjithshëm i bëri thirrje të gjithë prokurorëve të rretheve që të nisin hetimet për kallëzimet e bëra pranë KQZ e institucioneve të tjera lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

STATUSI NGA YURI KIM

Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. Supports e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH