Aktualitet

Hetimi ndaj Bashës/ Shefja e Prokurorisë: Do ndërhyj për situatën

Shkruar nga Liberale
Hetimi ndaj Bashës/ Shefja e Prokurorisë: Do ndërhyj për

Njëri prej tre prokurorëve të dosjes Basha, Kol Hysenaj, nuk është vënë në dijeni nga dy prokurorët e tjerë të çështjes për vendimin e marrë në lidhje me përfundimin e hetimeve.

Për këtë arsye, në letrën që prokuroria e Tiranës i dërgoi selisë së Partisë Demokratike, firma e prokurorit Hysenaj mungonte, krahas atyre të Gjergji Takos dhe Ervin Karanxhes.

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, tregon se si veprohet në këtë raste tha:

Dy nga tre prokurorët e dosjes Basha, do ju duhet të arsyetojnë në mënyrë të shkruar se çfarë rrethanash ndikuan në ndryshimin e qëndrimit nga ana e tyre, duke qenë së është e njëjta gjendje e akteve që nga moment që e kanë marrë z. Basha në cilësinë e të pandehurit në qërshor të vitit 2019”, shprehet Elisabeta Imeraj.

Karanxha dhe Tako, do të duhet të shpjegojnë edhe bazën ligjore të mosnjoftimit të kolegut të tyre Hysenajt.

“Së dyti, dy nga tre prokurorët duhet të shpjegojnë se me çfarë baze ligjore kanë mënjanuar nga dosja prokurorin e tretë, duke mos i bërë me dije veprimet që po kryheshin dhe pse duhej bërë kjo, pa ndërmarrë asnjë veprim procedurial”, ka thënë Imeraj.

Tashmë, çështja është në dorë e vet Elisabeta Imerajt për zgjidhjen e situatës.

Së treti, Drejtuesi i Prokurorisë ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë me anë të udhëzimeve për zgjidhjen e situatës dhe verifikimin e vlefshmërisë së veprimeve të prokurorëve Karanxha dhe Tako”, shton Imeraj./TCH

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH