Aktualitet

Hetimet për rrugën Kardhiq-Delvinë, zbardhet akuza për Elona Gogon

Shkruar nga Liberale
Hetimet për rrugën Kardhiq-Delvinë, zbardhet akuza për Elona

Prokuroria e Posaçme është drejt përfundimit të hetimeve për rrugën Kardhiq-Delvinë. Deri më tani për këtë çështje janë akuzuar zyrtarë e ish-zyrtarë të ARRSH.

Sipas gazetares, Klodiana Lala, deri në këto momente i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë në tendera, shtetases Elona Gogo e cila ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në këtë tender.

"Sipas SPAK, Gogo ka favorizuar kompaninë fituese dhe ka skualifikuar kompaninë Gjoka. Gogo është paraqitur dy ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj ku është njohur me akuzën zyrtare dhe të gjitha aktet hetimore. Hetimi u çel pas kallëzimit nga firma “Gjoka constrution” e Rrok Gjokës e cila pretendoi se ishte skualifikuar padrejtësisht nga ky tender", shkruan BW.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH