Aktualitet

Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK kërkesë në Kuvend për arrestimin e ish-ministrit

Shkruar nga Liberale
Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK kërkesë në Kuvend për

SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt. Ahmetaj akuzohet për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Hetimi ndaj ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve tashmë është bashkuar me denoncimin e bërë ndaj tij për fshehje të ardhurash. Tashmë deputeti socialist akuzohet për plot 4 akuza që rëndojnë mbi të.

Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej? Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg.

Akuzat tjetër ajo e korrupsionit pasi të zyrtarëve të lartë është akuza që  Ahmetajt  plot 12 vite burg nëse do të dënohej nga gjykata. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg.

Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH