Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Hetim lejeve dhe ndërtuesve

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Hetim lejeve dhe ndërtuesve

Me kalimin e ditëve, debati publik është duke u zhvendosur nga emergjenca njerëzore tek përgjegjësit për 51 jetët e humbura dhe mijëra banesat e shembura. Nën shënjestër janë ndërtuesit por edhe institucionet shtetërore, bashkitë në Durrës, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Krujë, Laç që kanë dhënë lejet jashtë kritereve ligjore.

Përveç hetimeve të nisura nga prokuroritë e këtyre rretheve, ajo që qeveria shtoi dje kishte të bënte me një diferencim, kur kryeministri Rama në një takim me ndërtuesit në Durrës kërkoi që për pallatet që kanë dëmtime por nuk do të shemben, ndërtuesit të nisin riparimet ndryshe do të shkojnë për ndjekje penale. Ndërkohë Rama për pallate që do të shemben tha se ndërtuesit e tyre  janë për burg, por ne na takon që t'i përcjellim para Prokurorisë dhe Gjykatës.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH