Showbiz

Hetem Ramadani: Nuk po vret koronavirusi, por kequshqyerja

Shkruar nga Liberale
Hetem Ramadani: Nuk po vret koronavirusi, por kequshqyerja

Biznesmeni dhe studiuesi Hetem Ramadani thotë se ushqimi është faktori kryesor ndikues në vdekshmërinë e pacientëve të infektuar me koronavirus. Ai është shprehur se nuk është virusi që po merr jetë por imuniteti i dobët i njerëzve si pasojë e kequshqyerjes.

Gjithashtu ai ka theksuar se njerëzit më të rrezikuar nga Covid 19 janë personat me se sëmundje kardiovaskulare dhe personat obezë.

"Me këto që po fokusohemi për virusin është evidente që njerëzit nuk po vdesin nga virusi, por ai është evident në vdekjen e njerëzve në bazë të gjendjes së shëndetsore të pacientëve, për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet e tjera kronike. Unë kam thënë se në Amerikë, njerëzit e shëndetshëm janë vetëm 12 % nga aspekti dhe parametrat e trupit të tyre pasi janë ushqyer gabimisht. Në vend që të vdesin njerëz nga sëmundje kardiovaskulare pas një viti ose më shumë nëse e marrin një virus të tillë mund të vdesin për disa ditë. Jo unë por të gjithë shencëtarët emëruesin e përbashkët është çfarë imuniteti ka qenia njerëzore për të përballuar virusin. Ky është një virus specifik, por vdekjen po e sjell pasojat e sëmundjeve të qenieve njorzore. Ne sot jemi të sëmurë globalisht, ai po ndikon globalisht dhe nuk po ndikon vetëm në një vend. Sigurisht që ka dallime pasi në një vend ka njerëz më të shëndetshëm në krahasim me vendet tjetër. Në Amerika fakti se janë mbi peshë, fakti që je obes ke tre herë më shumë probabilitet për të vdekur ndërsa nëse je me sëmundje kardiovaskulare 10 herë më i rrezikuar", tha Ramadani në një intervistë për ABC News.

Ai tregoi më tej edhe sesi duhet të ushqehemi, për të qenë të shëndetshëm.

"Nëse ne mësojmë nga ky virus nuk është vështirë, e vështirë është që të ndryshojmë se ne po ushqehemi gabim. Unë e kam shpjeguar shpesh pse ne hamë shpesh, pse kam shumë sheqer jo sheqer të bardhë por përbërës të ushqimit me sheqer. Truri stimulohet nga dopomina dhe na jep një kënaqësi momentale. Nëse ushqehemi me ato që kam thënë, me fruta të thata, me mish me peshk, me fasule ne nuk rrisim insulinën por kemi balancë. E vërteta është se pse hamë shumë, çdo tre apo dy orë, pse ushqehemi gabimisht, në studimin e fundit rezulton se ky është një virus që ushqehet nga sheqeri", tha ai./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH