Showbiz

Herpes në buzë, ja si ta parandaloni

Shkruar nga Liberale
Herpes në buzë, ja si ta parandaloni

Herpesi në buzë është një sëmundje mjaft e përhapur që zhvillohet për shkak të virusit Herpes simplex, i cili mund të merret nga një person i prekur, ose në disa raste edhe për shkak të seksit oral që praktikohet nga shumë çifte.

Kur shfaqen simptomat e para, virusi bën që lëkura të skuqet dhe të jep ndjesi shpimi gjilpërash dhe shfaqen plagët. Kur flluskat janë shfaqur në disa zona të gojës, ulçerat në përgjithësi hapen dhe sekretojnë një lëng transparent, që formon një kore dhe më pas zhduket brenda disa javësh.

Një plagë e tillë mund të shkaktohet ose përkeqësohet nga gripi, ethet, periudhat e rënda menstruale, ndryshimet e humorit, rrezet e diellit, i ftohti, lodhja dhe stresi.

Ndaj disa këshilla se si mund t’i shmangni janë:

1. Mos takoni dhe puthni dikë që është infektuar.

2. Përdorimi i mbrojtësve të buzëve është një opsion i mirë për të parandaluar ekspozimin në diell nga skuqjet.

3. Hekuri dhe zinku janë të rëndësishëm për kujdesin e lëkurës, ndaj ndiqni gjithmonë një dietë të ekuilibruar të bazuar në këta përbërës, si dhe vitamina të tjera si A, B, C, E.

4. Hudhrën nëse mund ta hani me stomak bosh, forcon sistemin imunitar. Nëse nuk jeni në gjendje të hani hudhër me stomakun bosh, mund të përdorni kapsulat e saj, një suplement i shkëlqyer.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH